Situata e tensionuar në mes palestinezëve dhe izraelitëve do të diskutohet sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë përleshjeve të fundit mes palestinezëve dhe izraelitëve kanë mbetur të vrarë të paktën tre palestinezë, transmeton Gazeta Blic.
Sipas autoriteteve dy nga ta janë vrarë në kufi me Gazan, ndërsa viktima e tretë që është paraqitur si gazetarë dhe pasi është ofruar te ushtarët izraelitë e ka plagosur me thikë njërin nga ta.
Vetëm në dy javët e fundit, bilanci të vrarëve është 32 palestinezë dhe shtatët izraelitë, transmeton Gazeta Blic.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mblidhet sot në një takim të veçantë për të diskutuar rrugët e zgjidhjes pas situatës së krijuar nga shpërthimi i dhunës.