Presidenti turk, Erdogan ka deklaruar se Bashkimi Europian është kujtuar vonë për rëndësinë që ka Turqia në frenimin e refugjatëve, ndërsa ka shtuar se bisedimet e për anëtarësimin e Turqisë në BE ka munguar sinqeriteti.
Ai nuk ka pranuar të jap detaje rreth fondit të BE-së për Turqinë, por ka bërë të qartë se plani i propozuar prej BE-së nuk mund të aprovohet lehtë, transmeton Gazeta Blic.
Ndërkaq, të dielen pritet që Turqinë ta vizitojë kancelarja gjermane Angela Merkel, ku edhe do të takohet me krerët më të lartë të Turqisë.