Politikani dhe diplomati amerikan Marshall Harris, u shpall sot , nga kolegji “Fama”. Diplomati Harris, mori këtë çmim për punën e tij diplomatike, ndër vite, duke përshirë bashkëpunuar edhe me ish –kryeministrin Bujar Bukoshin dhe presidentin e ndjerë , Ibrahim Rugova , në procese të rëndësishme si marrëveshja e Rambujesë.
Diplomati Marshall Harris, gjatë shpalljes Doctor Honoris Causa, ka thënë se Kosova ka luftuar për demokraci dhe për këtë duhet të punojë për të arritur një demokraci të plotë.
Harris: Kosova duhet të punojë për një demokraci të plotë
“Tani vjen pjesa më e vështirë, të cilën e tërë Kosova është duke e përjetuar tani në baza ditore, madje në Kuvend. Pavarësia e Kosovës është e mrekullueshme dhe është luftuar dhe fituar me mund të madh, por tani vjen një vështirësi e njëjtë, në mos më e madhe, për të arritur demokracinë, të drejtat njerëzore, liritë qytetare, ndërtimin e institucioneve dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Duke marrë në konsideratë që njerëzit kanë luftuar shumë, është thelbësore për Kosovën që të dalë si një shtet plotësisht demokratik me të drejtat të barabarta për të gjithë qytetarët e saj dhe marrëdhënie të mira më të gjithë fqinjët e saj. Ju keni marrëdhënie të shkëlqyera më SHBA-të, por nga pikëpamja ime, Washingtoni duhet të udhëheq më shumë”, tha Harris.
Harris ka shtuar se SHBA-të kanë rol të rëndësishëm dhe do të mund të luanin një rol shumë më të madh në promovimin e gjërave për të cilat sipas tij Kosova ka nevojë tani, për të promovuar qeverisje të mirë, shoqëri civile dhe investime të huaja.
Ndërsa Ilmi Berisha përfaqësues i Kolegjit “Fama” tregoi për mbështetjen që i kanë dhënë SHBA-të , presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, në procesin e krijimit të institucioneve të Kosovës.
Berisha : SHBA-të mburreshin me Ibrahim Rugovën
“Ne punuam së bashku me krenari dhe ngushtë me lidershipin e presidentit Ibrahim Rugova për t’i çuar përpara vizionet e tij pë r një Kosovë të lirë dhe demokratike. Le ta kujtojmë periudhën goxha të mirë të lidershipit të Rugovës. Ne zgjodhëm atë si mik tonin dhe hero, dhe në SHBA mburreshim me atë dhe shqiptarët. Filluam me akomodimin e institucioneve të shqiptarëve nga Kosova dhe i dhamë mbështetje çdo shqiptari tjetër që i nevojitej ndihma jonë në këtë territor. Ia dolëm të akomodojmë, me ta ose pa ta, por e bëmë që ta nderojmë lidershipin e presidentit Ibrahim Rugova”, tha Berisha.
Në ceremoninë e shpalljes së Marshal Harris “Doctor Honoris Causa”, ishin të pranishëm përfaqësues të kolegjit “Fama”, përfaqësues të familjes së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova si dhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj