Me punën dhe përkushtim do ti bindim skeptikët që me punë Kosova do të ecë përpara, tha ndër të tjerash në fjalimin e saj vjetor, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ajo kujtoj se me ne Forcat e Armatosura të Kosovës do të jetohet synimi ynë.
“Para nesh kemi shumë sfida, dhe ato nuk kemi pse ti maskojmë. Por duhet që njëkohësisht të i numërojmë të mirat e këtij vendi, që me përpjekjen dhe punën e shumë burrave dhe grave kemi mbërritur. Kam parasysh rastin e oficerit të FSK-së Ismail Hoxhës, sportistëve Majlinda dhe Nora, që janë ambasadorët më të mirë të Kosovës. Qindra të rinj bursistë që studiojnë jashtë vendit e që kthehen në vend për të kontribuar. Është obligim i yni që vendin dhe talentin e tyre ta shumëfishojmë”, tha Jahjaga. /KosovaPress/