Emërimi i Carlo Ancelottit në krye të stolit të Bayern Munichut, ka gëzuar ish-futbollistin e bavarezëve, Thomas Helmer.
Pep Guardiola, të shtunën ka zyrtarizuar largimin nga ‘Allianz Arena’ në përfundim të stinorit, dhe klubi gjerman nuk ka hezituar që menjëherë të zyrtarizojë pasardhësin e spanjollit, që do të jetë Carlo Ancelotti.
Kjo lëvizje i ka pëlqyer, mbrojtësit të dikurshëm të kampionëve të Bundesligës, Thomas Helmer, i cili beson që Bayerni, nën drejtimin e italianit do të jetë edhe më i suksesshëm sesa këto tri vite me Guardiolan.
“Ancelotti ka fituar trofe, kudo që ka shkuar. Me një fjalë, një trajner i klasit botëror zëvendëson një tjetër trajner të klasit botëror. Për mendimin tim Bayerni ka vepruar shumë mirë”.
“Ata kanë gjetur zëvendësuesin më të mirë të mundshëm të Guardiolas, që sipas meje që të dy janë të njëjtit nivel, por besoj që Ancelotti, do të jetë edhe më i suksesshëm se Pep”, deklaroi Helmer.