Lajmet e fundit

​Dëmtohet vetura zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë

Disa të dyshuar të panjohur dje kanë tentuar ta djegin një veturë zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Policia raporton se ankuesi, punëtor i logjistikës në Ministrinë e Shëndetësisë, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë dëmtuar xhamin në veturën zyrtare të tipit Mercedes si dhe në veturë ka gjetur një koktej molotovi të pa shkrepur.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend ngjarje. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.