Lajmet e fundit

​I anulohet tenderi komunës së Prishtinës për ndërtimet mbi lumin Prishtina

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ia ka anuluar tenderin komunës së Prishtinës “Ndërtimi i kolektorit betonarme dhe kanalizimit fekal në rrugën mbi lumin Prishtina”, pas aprovimit të ankesave si të bazuara nga operatorët ekonomikë “Noti&llea; GR&H&B Consulting” dhe OE “Beni Com”, të aprovuara si të bazuara.

Kjo gjykatë tenderuese ka urdhëruar komunën e Prishtinës që këtë lëndë tenderuese ta kthejë në rivlerësim.

“Urdhërohet autoritetit kontraktues, komuna e Prishtinës, që procedurën e prokurimit me titull “Ndërtimi i kolektorit betonarme dhe kanalizimit fekal në rrugën mbi lumin Prishtina”, me nr. të Prokurimit: PR616/15/163/511, ta kthej në rivlerësim, dhe konform nenit 72 te Ligjit të Prokurimit Publik, edhe njëherë të bëjë verifikimin e dëshmive lidhur me Betonarmen dhe Kanalizim, duke u bazuar në kontratat dhe referencat e OE-ve, sipas paramasave të këtyre kontratave dhe referencave, që ata kane kryer-ekzekutuar punë me vlerat e caktuara për betonarmen dhe kanalizim, sepse kërkesa e Autoritetit Kontraktues tek dëshmitë dokumentare ku janë kërkuar certifikatat, referencat apo procesverbalet e pranimit teknik të cilat për tri vjetët e fundit duhet të jenë në vlerë prej 3 milion eu ro, nga të cilat vlera prej 500.000€ duhet të jetë për punë të kolektorit betonarmen, apo tjera të Betonarmen dhe 300.000€ për punë të kryera të kanalizimeve nuk është kërkuar që me raport bankar të dëshmohet për punët e kryera për 500.000€ dhe 300.000€ sipas kërkesës së lartcekur dhe në afat prej 10 ditësh ta njoftoj me shkrim panelin shqyrtues lidhur me zhvillimin e procedurave të prokurimit. Mos respektimi i këtij vendimi e detyron Panelin shqyrtues që konform dispozitave ligjore nenit 25.8 dhe 131 të LPP-së nr. 04/L-042, të ndërmarr masa ndaj autoritetit kontraktues”, thuhet në vendimin e Panelit shqyrtues të OSHP-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.