Lajmet e fundit

​Kaos në Gjakovë: Fryma lë fshatrat pa rrymë (Foto)

Vikendi i ftohtë, dhe ditët e javës me erë qenë fatale për disa fshatrat në Komunën e Gjakovës. Në Lugbunar të Gjakovës, nga era e fortë njëra nga shtyllat e energjisë elektrike është rrëzuar në oborrin e një shtëpie. Kurse shtëpitë e fshatit Pjetërshan tash e tri ditë kanë mbetur pa energji elektrike.

Banorët e fshatit Lugbunar për katër ditë kanë qenë të rrezikuar nga shtylla elektrike e cila është rrëzuar në oborrin e një shtëpie. Thyerja e shtyllës po ashtu ka shkaktuar këputjen e telave elektrikë. Mosgatishmëria për të mos ndërmarrë asgjë, këta të fundit, vendosën që ta drejtonin shtyllën e drejtuar.

Ndërsa në Pjetërshan të Gjakovës tash e tri ditë kanë mbetur pa rrjetin elektrik.

Banorët e këtyre fshatrave janë ankuar në Gazetën Express për gjendjen e krijuar pas stuhisë në vikend.

Express ka raportuar edhe për dy fshatrat e tjerë të Gjakovës, për Bishtrazhin dhe Bec.Banorët e fshatit Bishtrazhin të Gjakovës kishim mbetur pa energji elektrike pasi qw shtylla elektrike ishte thyer.

   

Leave a Reply

Your email address will not be published.