Lajmet e fundit

​KDI: Një vit punë jo efektive e Kuvendit

Viti 2015 është vit jo efektiv i punës së Kuvendit , pasi që vetëm 34 përqind e punës së legjislativit është arritur të realizohet. Kështu tha sot Albert Krasniqi nga KDI i cili ka paraqitur raportin e fundvitit për Kuvendin.

Tre mujori i parë i punës sipas Krasniqit, është shoqëruar me nivel të dobët të punës së këtij institucioni duke arritur të miratohet vetëm projektligji për buxhetin. Ndërsa 16 projektligje janë miratuar në lexim të dytë në sesionin pranveror.

Ndërsa sesioni vjeshtor sipas Krasniqit është karakterizuar me përplasje në mes të pozitës dhe opozitës si pasojë e dy marrëveshjeve të arritura në mes Kosovës dhe Serbisë.

Për KDI-në hedhja e gazit lotsjellës dhe prezenca e masave të shtuara të sigurisë si dhe ndalja e deputetëve për të hyrë në Kuvend si dhe qasja e deputetëve për të paraqitur konferenca brenda Kuvendit ka qenë e gabuar.

Sipas Krasniqit nga 138 kanë arritur të miratohen 47 projektligje duke përmbushur 34 përqind të agjendës legjislative.

Leave a Reply

Your email address will not be published.