Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi thotë se të gjitha marrëveshjet e deritanishme të arritura në mes të Kosovës dhe Serbinë me ndërmjetësimin e BE’së janë të dëmshme. Në takimin e mbajtur me strukturat e NISMA’s në Prishtinë, Krasniqi tha veprimet e opozitës janë aktuale, derisa dëmet e Qeverisë për Kosovën janë të përhershme.
“Kjo që po ndodh në Kosovë, nuk ka të bëjë asgjë me demokracinë që e kemi synuar dhe dëshirojmë edhe sot. Të gjitha marrëveshjet e bëra deri më tani janë të dëmshme, dhe janë marrë pa e pyetur opozitën, dhe jo vetëm opozitën, ata nuk po e pyesin as qytetarin. Situata e tashme politike në Kosovë, gatishmëria për të bërë marrëveshje kapitulluese me Vuçiçin janë të dëmshme për të ardhmen e Kosovës”, tha Krasniqi.
“ Veprimet e opozitës janë aktuale, ndërsa dëmet që po ia bëni Kosovës janë të pa kufijshme. Opozita është duke e mbrojtur sovranitetin e cënuar të shtetit të Kosovës”, theksoi Krasniqi.