Lajmet e fundit

​Limaj: Prokuroria ka vrapuar pas emrit tim e jo pas fakteve

Deputeti, njëherësh edhe lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, në fjalën hyrëse të tij në seancën e sotme gjyqësore, për rastin e MTPT-së, ka thënë se prokuroria gjatë hetimeve ka heshtur ndaj provave, të cilat sipas tij kanë qenë në favor të tij.

Ai tha se procesi gjyqësor i tij dhe i të bashkakuzuarve të tij është vonuar për më shumë se 5 vite duke shkelur kështu të drejtat e tyre njerëzore të cilat ua garanton ligji i Kosovës dhe Konventa Evropiane.

Për këtë ai kërkoi që atyre të mos iu bëhet përsëri shkelje dhe t’iu jepet koha e mjaftueshme për t’i paraqitur provat e tyre.

Kështu më vonë deri sa Limaj fliste për detajet e disa provave, prokurori i këtij rasti, Charls Hardway ndërhyri në fjalimin e tij duke thënë se Limaj po hyn në fushën e provave gjë që nuk i lejohet gjatë fjalës hyrëse.

Hardways: Limaj po hynë në fushën e provave

“Mendoj që zoti Limaj për dallim prej fjalës hapëse është duke hyrë në fushën e provave dhe unë dëshiroj të ngrisw kundërshtimin tim në këtë aspekt”, tha Hardways.

Këtë e përkrahi ed he gjyqtarja kryesore, Maria Tuma.

Mirëpo kundërshtimi erdhi nga Limaj, i cili tha se është i gatshëm t’i pranoj të gjitha dëshmitë e tjera që i ka sjellë Prokuroria si të lexuara, përveç hetimeve dhe provave që po dëshmojnë se i kanë gjatë fushatës zgjedhore të tij, duke thënë se prokurori nuk po vrapon pas fakteve, por pas emrit të tij.

Limaj: Nuk mund të bazohen në faktet gjatë fushatës zgjedhore

“Prej që Kosova ka zgjedhje të lira nëse ju më gjeni një kandidat të një partie politike që ka konkurruar në siglën e partive politike dhe ka pasur obligim që vetë të deklarojë fushatën, unë e pranoj aktakuzën dhe nuk të flas më shumë, asnjë gjë. Nuk ka. Asnjë kandidat, asnjë deputet as në zgjedhjet lokale dhe qendrore që ka kandiduar në emër të partisë së tij të jetë i obliguar të jep deklarimin e parasë së fushatës, sepse këtë e bënë par tia në emër të secilit kandidat që ka kandiduar… por siç e ceka më parë prokurori nuk ka vrapuar pas fakteve, por pas emrit tim”, tha Limaj.

Se sa shumë e ka dëmtuar mos fillimi i gjyqit prej 5 vjetësh e 8 muajsh, tregon Limaj duke thënë se tre njerëzit më të dashur të tij si nëna, babai dhe gruaja kanë vdekur të njollosur, pasi që edhe ata kanë qenë të përfshirë në këtë akuzë.

Prandaj, ai me zë të lartë iu drejtua Prokurorisë duke i kërkuar t’i paraqes provat e milionave që ata po pretendojnë se i ka vjedhur.

Limaj: Ku janë provat që kam marrë miliona?

“ Normal që vije pyetja logjike : Ku janë ato fakte? Ku janë ato prova? Ku janë ato miliona? Unë e di që ky prokuror e ka marrë lëndën në fund sepse këtu janë ndryshuar prokurorë e prokurorë dhe më së paku kanë faj këta, por unë nuk kam asgjë personale me ta. Atà «herë tregomëni se ku janë milionat. Ku janë provat që janë zërë njerëzit e mi duke transferuar para? ..Sot dhe gjatë procesit gjemëni se sa është dëmtuar buxheti i Kosovës. Gjemani një cent që është keqpërdorur buxheti i Kosovës. I nderuar Trup Gjykues këto prova dhe fakte do të tregojnë se 0 cent është keqpërdorur nga ajo Ministri nga unë si ministër deri e kam lënë atë ministri”, tha Limaj.

Limaj duke iu drejtuar gjyqtares kryesore të Trupit Gjykues tha se Prokuroria po mundohet të hedh mjegull mbi ta dhe të akuzuarit, por ai u shpreh i bindur se ky rast do të përfundojë së shpejti në favorin e tyre.

Limaj: Prokuroria po mundohet të hedh mjegull mbi gjyqtarët dhe mbi të akuzuarit

“Është një thënie e vjetër në gjyqësi që thotë ‘Ndryshimi është i mjegullave’ dhe sot kemi në Kosovë shumë mjegull që mbulon pamjen e vërtet të natyrës dhe kjo është ajo çfarë ka bërë prokuroria. Strategjia e saj që sa më shumë letra me mbushë gjykatën me letra, të hedhë mjegull mbi ne që sa më vështirë të vijmë dhe të shohim natyrën e vërtet. Natyrisht me mbështetjen e juaj këtu duke e mbështetur ligjin ne, do të angazhohemi që në këtë proces përmes provave, fakteve dhe ndihmës tonë që do të japim këtu do ta heqim këtë mjegull dhe ju të keni mundësi të shihni natyrën e vërtet”, tha Limaj.

Pas Limajt në këtë seancë vazhduan fjalën hyrëse edhe avokati i të akuzuarit Endrit Shala, Arianit Koci i cili tha se fjala hyrëse e prokurorit më shumë ka qenë politik sesa që ka paraqitur fakte. Të njëjtën gjë e tha edhe avokati mbrojtës i të akuzuarit Nexhat Krasniqi, duke u shprehur i bindur që kësaj radhe prokurori do të jetë i mundur nga faktet që ka ai, për t’ia dëshmuar pafajësinë e klientit të tij.

Seanca do të vazhdoj edhe nesër nga ora 10:0 0, me ç’rast do të vazhdohet me fjalët hyrëse edhe të të akuzuarve tjerë dhe të avokatëve të tyre dhe do të paraqiten dy dëshmitarë për dëshmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.