Lajmet e fundit

​Në Kosovë këtë vit një i vdekur nga HIV/AIDS-i

Kosova bënë pjesë në grupin e vendeve me shkallë të ulët të të infektuarve me HIV-AIDS, po që ka gjasa për tu rritur numri i të infektuarve me këtë virus. Kështu u tha në tryezën e sotme shkencore e organizuar për shënim të Ditës Botërorë kundër HIV/AIDS-it, të organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), në Prishtinë.

Në tryezë u tha se deri më tani në Kosovë janë të diagnostifikuar me HIV/AIDS 100 persona, dy prej të cilëve janë diagnostifikuar në vitin 2015, njëri ka vdekur këtë vit.

Drejtori i IKSHP-së në Kosovë, Naser Ramadani tregoi se në Kosovë nga HIV/AIDS-i janë të prekur rreth 1 % e qytetarëve, si pasojë e disa faktorëve kryesor që ndikojnë dukshëm në infektimin me këtë pandemi.

Ramadani: Rasti i parë me HIV/AIDS në Kosovë, në vitin 1986

“Kosova si vend përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe politike shkallë të lartë të varfërisë dhe papunësisë, rritjes së përdorimit të drogave, sjelljes seksuale me rrezik të lartë, me lëvizshmëri të shpeshtë të kosovarëve në vendet me rrezik të lartë dhe të gjithë këta faktorë që mund të nxisin nj ë përhapje të shpeshtë të epidemisë së HIV-it, nëse ato nuk asgjësohen në mënyrë të rregullt. Rasti i parë i diagnostifikimit në Kosovë është regjistruar në vitin 1986 dhe deri në vitin 2015 , Instituti Kombëtar i Kosovës ka raportuar gjithsejtë 100 raste me HIV, prej tyre 54 raste janë me AIDS dhe 46 me HIV”, tha Ramadani.

Dita botërore kundër HIV/AIDS bashkon individët nga mbarë bota për të ngritur vetëdijen për parandalimin e këtij virusi vdekjeprurës dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar për t’u përballur me këtë virus, tha përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Skender Syla i cili tregoi se OBSH është duke punuar në reduktimin e personave të prekur me HIV/AIDS, si dhe për t’i ndihmuar ata të cilët tani më janë prekur.

Syla: OBSH ka një set rekomandimesh për HIV/AIDS

“OBSH ka prezantuar një set rekomandimesh për t’iu mundësuar shteteve që të fillojnë trajtimin për të gjithë individët shpejtë dhe në mënyrë efiqiente. Këto rekomandime përfshijnë përdorimin e strategjive inovative të testimit për të ndihmuar që më shumë individë të dinë statusin e tyre të HIV-it, ofrimin e shërbimeve të testimit dhe të trajtimit sa më afër vendit ku individët jetojnë, fillimin e trajtimit sa më shpejtë për individët që janë në stade të avancuara me HIV, të diagnostifikohen, si dhe reduktimin e vizitave në institucione të individëve që janë stabil në trajtimin e terapisë antiretrovirale”, deklaroi Syla.

Ai shtoi se bota është e përkushtuar dhe e gatshme për t’i dhënë fund HIV/AIDS-it deri në vitin 2030 me kusht që të përshpejtojë rritjen e progresit në nivel global për këto 15 vitet e fundit.

Në këtë takim morri pjesë edhe zëvendës ministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku i cili cilësoi se Kosova është duke punuar për parandalimin e përhapjes së HIV/AIDS-it te qytetarët dhe se tani më të prekurit trajtohen me të njëjtën trapi si në shtetet tjera të botës.

Sadiku: Ne kemi terapinë antiretrovirale

“Duke pasur parasysh se njëra nga angazhimet më të mëdha në botë sot është rritja e atyre që marrin tretman antiretroviral për këtë sëmundje, ju e dini që 15.8 milion vitin e fundit janë në terapinë e antiretrovirale. Kosova përkundër që e ka numrin e vogël të rasteve me HIV-AIDS, ne e kemi terapinë antiretrovirale . Ju e dini që përpjekjet janë që të ketë sa më pak numër të infektuarve në botë, të shkohet drejt asaj që tha profesori që të mos ketë raste të reja. N e fatbardhësisht ne të gjitha vitet e fundit i kemi 3-4 raste të reja me HIV-AIDS, dhe ne shpesh nuk e lavdërojmë vetën tonë duke thënë ky numër është kështu”, tha Sadiku.

Që nga viti 1986 kur është diagnostifikuar rasti i parë me HIV/AIDS në Kosovë, e deri më tani 54 persona janë diagnostifikuar me AIDS , 46 me HIV, ndërsa prej tyre kanë vdekur 41 persona. Nga numri total i të prekurve 69 % janë meshkuj dhe 31% femra. Ndërsa qyteti i cili ka më së shumti të infektuar është Prishtina me 28 raste.

Në shënim të Ditës Botërore kundër HIV/AIDS-it, në Prishtinë janë organizuar disa aktivitete të ndryshme si stande informues për sensibilizim për këtë ditë, vendosja e ombrellave dhe redribona të kuq në shesh, si dhe shpërndarja e fletushkave, prezervativëve dhe shiritave të kuq. Si shenjë kundër HIV/AIDS.

Leave a Reply

Your email address will not be published.