Lajmet e fundit

​Qeveria pajtohet me projektin e Davutoglut që 2016-a të shpallet “Viti i Kosovës në Turqi”

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, ka takuar sot Adem Gunaydin, drejtorin e zyrës për diasporë dhe komunitete pranë zyrës së kryeministrit turk, Ahmet Davutoğlu, për të diskutuar rreth bashkëpunimit në diplomaci publike dhe kulturore.

Sipas komunikatës, MPJ është pajtuar të bëhet partnere në implementimin e projektit të rëndësishëm të iniciuar nga kryeministri turk Davutoğlu, që viti 2016 të shpallet “Viti i Kosovës në Turqi”.

Gjatë vitit të ardhshëm do të organizohen disa dhjetëra projekte në fushën e artit, kulturës, shkencës, arsimit,shkëmbimeve të përvojave politike dhe akademike, si dhe konferenca dhe koncerte që kanë synim fokusimin në Kosovën e re dhe zhvillimet më të rëndësishme në marrëdhënien bilaterale në mes të dy shteteve.

Adem Gunyadin ka falënderuar MPJ-në e Kosovës, për ndihmën në projektim e planifikim dhe ka shprehur besimin se 2016 do të jetë një vit për prezantim shumë më të gjerë të Kosovës, sidomos gjeneratave të reja në Turqi.

Zëvendësministri është zotuar se MPJ e Kosovës së bashku me ministritë e tjera të linjës do të jenë partnere në implementimin e kësaj nisme të rëndësishme që ka për synim forcimin e lidhjeve miqësore, por edhe partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.