Ardhmëria e Adem Ljajic nuk do të jetë Fiorentina. Pas takimit që pati lojtari me presidentin Della Valle, është përfolur edhe për Tottenhamin, por Ljajic i ka thënë jo këtij transferimi pasi është marr vesh me Milanon që të transferohet në San Siro. Marrëveshja kap shifrën prej 2 milionë euro në vit për katërt stinorët e ardhshëm. Tani topi është në këmbët e Fiorentinës, që duhet të pranoj ofertën zyrtare të bërë nga Milano prej 8 milionë euro, ose në vitin 2014, ta humbë lojtarin me parametër zero, njëjtë sikurse Riccardo Montolivo.
