Lajmet e fundit
10 biçikletat më të bukura të 2015-s (FOTOT)

10 biçikletat më të bukura të 2015-s (FOTOT)

Imagjinoni një planet pa makina! Kjo ide nuk është aspak e keqe, por mëse e vështirë për t’u realizuar. Në të gjithë botën, qeveritë janë në kërkim të mënyrave për t’i bërë mjediset urbane, më miqësore ndaj pedaluesve.

Parisi është një ndër kryeqytetet evropiane që kërkon të zbatojë një program prej 150 milionë eurosh, për t’u bërë “kryeqyteti botëror i çiklizmit”  deri në vitin 2020. Çdo vit, çiklistët e apasionuar shohin me entuziazëm mbërritjen e dhjetëra modeleve të reja të biçikletave, shumica e të cilave shpesh herë kushtojnë sa një automjet. Më poshtë janë renditur 10 biçikletat më të preferuara për vitin 2015.

1. Biçikleta garuese. Origjina: Kanada

AreoVelo ETA, nuk është një biçikletë që ju mund ta merrni në park. Ajo ka thyer rekordin për shpejtësinë më të madhe të arritur ndonjëherë në çiklizëm, nga Todd Reichert, i cili eci për 139.45 kilometra në orë (86,65 mph) pranë Battle Mountain, Nevada.

download (10)

2. Biçikleta që mund të paloset. Origjina:Kanada

Heliks, është një biçikletë, bukuria e së cilës shihet vetëm kur ajo bëhet e dukshme në formën e saj. Kornizat e saj janë punuar me dorë krejtësisht me materialin titan. Heliks mund të arrijë çmimin nga 1300 deri në 1700 dollarë.

download (9)

3. Biçikleta prej druri. Origjina: Itali

Biçikletat prej druri janë në modë tani. Kjo që shihni është dizenjuar nga stilisti  Matteo Zugnoni. Biçikleta e quajtur WooBi ka dalë në shitje këtë verë, dhe blerësit kanë pasur mundësi që të zgjedhin llojet e drurit, arrë, plis, venge dhe të tjera.

download (8)

4. Biçikleta prej Bambuje. Origjina: Singapor

Një biçikletë e bërë prej kallamit të bambusë, një material ideal për ndërtimin e kornizës së ngurtë por me përkulshmëri. Ajo arrin çmimin nga 1500 deri në 4000 dollarë.

download (7)

5. Gjysmëbiçikleta. Origjina: SHBA

Kjo biçikletë është një zgjidhje e zgjuar urbane. Ngjan me atë tradicionale pasi ka një rrotë të përparme të madhe dhe dy të vogla anash që e bëjnë të manovrueshme në rrugë. Megjithatë blerësi duhet ta mendojë se nuk do të mundet të marrë dikë tjetër me vete gjatë udhëtimit, pasi nuk ka as vend për t’u ulur vetë. Ajo kushton 600 dollarë.

download (6)6. Biçikleta urbane. Origjina: SHBA

Ford ka marrë këtë ide për dizajnimin e kësaj biçiklete që do të përdoret prej korrierëve, elektricistëve, dhe punonjësve të ofrimit të mallrave dhe shërbimeve. Biçikleta jep urdhëresa për një destinacion të përzgjedhur paraprakisht, që mund të komunikohen nëpërmjet dorëzave të biçikletës, që dridhen për të treguar drejtimin e duhur.

download (5)

7. Biçikleta në forma rakete. Origjina: Mbretëri e Bashkuar

Kjo biçikletë është e përkryer për moshat e treta dhe për fëmijët, pasi ka një hapësirë me sedilje, një dollap me kyç, vend për një USB apo për të karikuar një telefon celular. Çmimi arrin 7800 dollarë.

download (4)

8. Biçikleta që merr ngarkesë. Origjina: Suedi

Kjo biçikletë është e përshtatshme për ngarkesa të mëdha. Biçikleta mund të ketë tre ose katër rrota. Drejtohet nga pedale gjysmë elektrike.

download (3)

9. Biçikleta e së ardhmes. Origjina: SHBA

Kjo biçikletë ngjason me një automjet, por mund të pedalohet nga dy persona që qëndrojnë përpara, në pjesë e xhamit, dhe ka hapësirë për një tjetër person në pjesën e pasme.

download (2)

10. Biçikleta ekzotike. Origjina: Itali

Kjo biçikletë me pedale elektrike ka një teknologji të shekullit 21, me në krye një ekran LED që raporton shpejtësinë dhe nivelin e baterisë. Nën fuqinë e energjisë elektrike, ajo arrin një shpejtësi maksimale prej 45km / h (28mph). Bateria karikohet në pesë orë. Kjo biçikletë arrin në Evropë në fund të vitit 2015 (dhe në pjesën tjetër të botës në vitin 2016), dhe kushton afërsisht sa një “Fiat Panda” e re, 11,000 dollarë.

download

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.