Është ai moment i vitit kur të gjithë gjigandët e internetit që nga rrjetet sociale tek motorët e kërkimit zbulojnë trendet e vitit.
Sot e ka radhën Facebook të zbulojë temat më të diskutuara në rrjetin social gjatë 2015-tës.
Të dhënat e grumbulluara përgjatë datave 1 Janar – 1 Dhjetor 2015 zbulojnë se zgjedhjet presidenciale amerikane kanë qenë tema kryesore e diskutimeve.
Më poshtë po paraqesim listën e 10 temave të të diskutuara:
Zgjedhjet Presidenciale në SHBA
Sulmet terroriste të Parisit
Lufta civile Siriane dhe kriza e refugjatëve
Termeti i Nepalit
Kriza e borxhit grek
Barazia gjinore
Lufta ndaj ISIS
Sulmet terroriste ndaj Charlie Hebdo
Protestat e Baltimores
Vrasjet e Charleston
Duke parë këto statistika vihet re roli kyç i rrjetit social Facebook në zhvillimin e debateve e diskutime shpeshherë edhe të karakterit global madje duke shërbyer edhe si burim informativ në raste të shumta.
Si rezultat përpjekjet e rrjetit social janë përqendruar fuqishëm në ofrimin e mjeteve specifike për kompanitë mediatike dhe gazetarët. Rast konkret është “Instant Articles”. (PCWorld Albanian)