Lajmet e fundit

10 vendet me terheqese për pushimet dimerore në Shqipëri

Pushimet dimerore ne Shqiperi

 Çdo vit në Shqipëri pushimet dimerore po marrin përmasa të mëdha, nga politikanët dhe deri te njerëzit e thjeshtë. Turizmi malor duket se është shndërruar  në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve. Tashmë dëshira për të kaluar pushime nuk mbetet vetëm në sezonin veror. Dimri është një mundësi po aq bindëse për të kaluar bukur dhe ndryshe përmes udhëtimesh apo sporteve dimërore. Cilat janë disa nga destinacionet perfekte për të provuar një aventurë të tillë, çmimet dhe alternativat që ato ofrojnë.

 

Hotel-akademia Voskopoje

 

Voskopoja : Ndodhet rreth 21 km nga Korça mbi një pllaje 1160 m mbi nivelin e detit. Karakteristike e vendit është ajri i pastër dhe uji i freskët dhe kurativ. Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive. Natyra e qetë dhe e bardhë është arsyeja kryesore që tërheq qindra shqiptarë për të kaluar pushimet e fundvitit në Voskopojë. Për disa vit rresht vendi juglindor vazhdon të mbetet preferenca e shumë prej familjeve shqiptare të cilat zgjedhin të ftohtin dhe aventurat në borë për të kaluar festa ndryshe nga ato të zakonshmet. Në Voskopojë ka disa hotele të cilësisë së lartë,një ndër to dhe Hotel Akademia të cilat ofrojnë çmime nga më të ndryshmet për çiftet, por edhe për familjet me fëmijë. Në skajin juglindor ka aventura nga më të ndryshme duke filluar nga skitë dhe deri te shëtitjet në malet të mbuluar krejtësisht nga dëbora. “Kuzhina tradicionale e me ushqime  bio është një tjetër arsye që i nxit turistët të marrin serish rrugën drejt Voskopojës. Gjatë dimrit në lokale gatimet më të preferuara mbeten mishi i pjekur, lakrori dhe turshitë. Pyjet janë vendi i duhur edhe për të apasionuarit pas gjuetisë”, – janë disa nga arsyet që reklamojnë vendasit për të bërë pushimet në Voskopojë.

 

Natyral_razma_resort_razem_shkodra-1

 

Razma: Fshati i Razmës ndodhet rreth 41 km në veri të Shkodrës, është vendi ideal për të praktikuar alpinizmin malor dhe skitë. Fshati të ofron mundësi akomodimi për vizituesit,me hotele luksoze.  Ka nje klime tipike  malore, ajer shumë të pastër e me vlera kurative. Kullotat alpine, pyjet e ahut dhe të pishave jane karakteristike për zonën. Në Razëm ka disa hotele të mëdhenj e të vegjel, luksoze dhe të thjeshtë ,një ndër to është edhe Natyral Razma Resort.  Gjithashtu edhe shtëpitë karakteristike alpine  të banorëve të zonës që presin vizitorë. Mishi i pjekur dhe gatimet e brumit janë ushqimi tradicional i zonës. Zona e Razmës ofron mundësi për zhvillimin e disa llojeve të turizmit ë i frekuentuar është turizmi i bardhë që ofron mundesi për ski në morenat akullnajore, sidomos në fushën e Zezë e në fushën sportive të kampit të Razmës.

 

Hotel Tradita Valbone

 

 

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës : Parku ka një sipërfaqe prej rreth 8.000 hektarësh dhe ndodhet 25-30 km në veri të qytetit të Bajram Currit. Shtrihet midis majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura. Ka një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh dhe konsiderohet si mrekullia e Alpeve shqiptare. Të bësh një udhëtim në dimër, në Luginën e Valbonës, duhet të përgatitesh jo vetëm materialisht për çfarë do të marrësh me vete, por në radhë të parë shpirtërisht, për të përballuar dhe shijuar nga ana emocionale, bukuritë befasuese të këtij parku kombëtar verior të Shqipërisë, i cili tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt por edhe nga mjaft shqiptarë. Vlerat e tij shkencore, turistike dhe kurative janë të kombinuara me një bio-diversitet të rëndësisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Të apasionuarit pas turizmit malor mund të bëjnë një udhëtim të mrekullueshëm në këtë sezon në Parkun kombëtar të Luginës së Valbonës e cila të magjeps me pasurinë natyrore. Tashmë është shumë i vizituar jo vetëm nga të huajt por edhe nga mjaft shqiptarë, të ngopur me detin e të etur për aventurë dhe që duan të eksplorojnë bukurinë malore.

 

Theth Shkoder

 

Parku Kombëtar i Thethit : Gjendet në Alpet shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna, 70 km nga Shkodra, ka një siperfaqe rreth 2.630 hektarë. Një monument natyror vërtete interesant është ujëvara e Grunasit. Ujerat e saj zbresin nga një lartësi prej 30 metër. Ndodhet rreth 70 km larg Shkodres, ne zemren e Alpeve shqiptare. Thethi ka pamjen e një pellgu 800 metra mbi nivelin e detit. Ai është i vendosur midis një kurore majash të thepisura, si: Radohima, Maja e Arapit, Maja e Alisë, që spikatin për bukurite e rralla në të gjithe Alpet. Thethi shquhet për kontrastet e relievit, ujevarave, bimësise së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave. Mjaft tërheqëse janë burimet e ujërave të Okolit. Këtu gjendet edhe “kulla e ngujimit”, element ky epik i jetesës shqiptare ku gjatë  periudhes sëgjakmarrjes strehohej gjakësi.  Në Theth janë 10 banesa të perfshtatura për turizem, me dhoma me kushte normale, ku 6 jane tip hanesh, ndërsa katër janë banesa të zakonshme, tipike për zonen që jane përshtatur për turizëm.  Kuzhina tradicionale e Thethit përbëhet nga “ferliku” (mish i pjekur), gatimi i troftës së përroit të Thethit, si dhe nënproduktet e qumështit (djathrat e ndryshem, gjiza, kosi i fresket, etj). Ne Theth mund te organizohen aktivitete te shumta ne natyre, si: ngjitjet malore, speleologjia (turizmi i shpellave), kajaket ne perroin e Thethit, peshkimi sportiv malor, sportet dimerore ne shpatet natyrore me debore, biçikleta malore, etj.

 

_0004_Mali-i-Dajt

 

 

Parku Kombëtar i Malit të Dajtit : Gjendet në pjesën lindore të kryeqytetit dhe mbulon një siperfaqe prej 3.300 hektarë. Fauna këtu është e një shumëllojshmërie të madhe dhe e një interesi të madh. Parku është një zonë ku rriten disa gjitare të mëdhenj, si derri i egër, ujku, dhelpra, ariu, macja e egër etj. Mali i Dajtit, me atë kurrizin karakteristik në formën e një deveje, është quajtur me plot meritë “ballkoni i Tiranës”, për pamjen e bukur që të fal në çdo stinë të vitit, ku mund të shihet edhe vija e horizontit të detit të Durrësit, sidomos në ditët e kthjellëta e të lara të pranverës. Ka disa vite që në Malin e Dajtit ju ofrohet një shërbim mjaft komod dhe i këndshëm, ai i transportit me teleferik, nga rrëza e Dajtit e deri në majë të tij. Vizitorët mund ta përshkojnë rrugën ajrore të Dajtit vetëm për 15 min.  Përgjatë rrugës së Dajtit dhe në zonën e tij turistike janë ndërtuar një sërë hotelesh e restorantesh, që mirëpresin pushuesit dhe vizitorët. Kushtet e hoteleve dhe komplekseve turistike janë moderne dhe shumë të rehatshme, të pajisura me shërbime të shumta. Komplekset Panorama dhe King park që ndodhen në majë të Dajtit, mundësojnë akomodim. Kuzhina është tradicionale shqiptare, me produktet e mishit të gatuara në shumë mënyra dhe perime të freskëta të stinës,verëra shqiptare dhe franceze si dhe peshk të freskët nga basenet e kompleksit. Edhe qengji i pjekur në hell ju serviret në këtë zonë. Këtë do t’jua tregojë shumë mirë çdo restorant, i cili në një kënd të ambientit të tij të jashtëm, ka vendosur furrën për të pjekur në hell qengjin, krenarinë e kuzhinës së kësaj zone. Por restorantet ju ofrojnë gjithashtu edhe kuzhinë ndërkombëtare apo piceri, siç do të gjeni në kompleksin Panorama.

 

_0003_BogeKosove

 

 

Bogë, Kosovë: Në mes të maleve te Rugovës, në 1,400 metra lartësi mbidetare, fshati i Bogës është një prej vendeve më të bukura në Kosovë për të shijuar borën. Boga të jep një ndjenjë më miqësore dhe pothuajse të gjitha objektet e kësaj qendre janë të vendosura në një vend të përbashkët.  Ajo gjithashtu ofron një shtrirje afër teleferikëve të cilët gjenden afër shtëpive të bukura prej druri, për të kaluar një fundjavë të këndshme me miq tuaj.  Në fshat ndodhet një pistë skish, ku gjithsecili mund t’ia kalojë  një fundjavë të bukur.  Kjo fushë është e zbrazur gjatë natës, prandaj mund të shijoni pamjet piktoreske të sipërfaqeve të sheshta, nëse kjo ju tërheq juve.  Shtëpitë nga druri që ofrohen nga Rudi Group dhe Relax Rugova janë të rezervuara për fundjavë, prandaj planifikoni që më parë.  Ato ofrojnë akomodime të këndshme për katër deri në gjashtë persona, dhe përfshinë një kopsht të vogël, kuzhinë dhe dhomë  ndenje.  Boga gjendet afërsisht 45 minuta larg Pejës.


_0000_Hotel Alpin Dardha


Fshati turistik i Dardhës:
Një fshat i largët që në një ditë normale nuk ka më shumë se 40 banorë, por në ditët festash fshati tejmbushet nga vizitorët. Shumë njerëz të njohur, por edhe të thjeshtë e shohin Dardhën si vendin ideal për të pushuar disa ditë. Në këtë periudhë fshati i largët tejmbushet nga dëbora e cila i kthen kodrat dhe malet në në ngjyrë të bardhë të theksuar. Dardha është një fshat malor midis maleve e pyjeve, një bukuri e rrallë natyrore. 20 km në juglindje të Korçës, në një lartësi 1 344 m, Dardha ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër. Sportet dimërore, sidomos skitë, tërheqin turistë të apasionuar pas tyre. Emri Dardhë (nga fruti dardhë) vjen nga një legjende, sipas të cilës, thuhet se të ikurit qëndronin në një fushë rreth një peme dardhë dhe e quanin si fusha poshtë dardhës . Rruga për në fshatin e largët është rikonstruktuar duke bërë të lehtë një udhëtim qetësues dhe larg çdo shqetësimi. Kohët e fundit hotelet të cilat ofrojnë shërbime  turistike janë shtuar dhe çmimet kanë qenë të arsyeshme. Disa ditë në dardhë nuk shkojnë më shumë se 50 mijë lekë për çdo familje të thjeshtë apo të pasur.

 

_0002_Vermosh-Kelmend

 

Vermoshi:  Përbën skajin më verior të Republikës së Shqipërisë. Ai gjendet në një distancë prej 95 kilometrash nga qyteti i Shkodrës dhe është pjesë e komunës sëKelmendit. Nga Shkodra deri në  Vermosh udhëtimi zgjat 5 orë. Fshati i Vermoshit është i ngritur mbi një fushë malore të krijuar nga lumi i Limit. Ai është një luginë me origjinë akullnajore, e vendosur në lartësinë 1 100 metra mbi nivelin e detit. Në të dyja anet e luginës ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota. Bimesia drunore përbëhet kryesisht nga ahu dhe haloret. Vermoshi shquhet për panoramen e tij, si dhe për reshjet e dëbores që zgjasin afro 100 ditë në vit. Ne Vermosh ka hotel me 8 dhoma me çmime të lira dhe 15 hane. Zona e Vermoshit është e përmendur për cilësinëe  lartë të bulmetrave. Shquhen me se shumti kullotat në stanet e Seferçes, i cili është edhe skaji me ekstrem verior ivendit. Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin djathi, mishi derrit, qengjit, patate, kaçamak, ferlik, mish lepuri të egër, patate, kaçamak, turshi, fasule dhe për ëmbëlsirë përdoren kryesisht revania dhe petullat me mjaltë.

 

_0001_BrezoviceKsove


Brezovice ,Kosovë
:  Është një fshat piktoresk malor që ndodhet  në shpatet e famshme  të Brezovicës , një vendpushim  dhe pistë skish në 2,500 metra mbi nivelin e detit . Fshati turistik është i pozicionuar dhe i ekspozuar ndaj një peisazhi shumë të vecantë. Malet mbreslënse të Sharrit dhe lumi i cili rrethon të gjithë hapsirën.. Brezovica ofron një pistë skish të mahnitshme për një çmim të volitshëm.  Pa dyshim se do të bëhet një destinacion madhor në një të ardhme, por edhe sot paraqet një vend të shkëlqyer për të pasur aventura , që janë të lira dhe zbavitje në pistë.  Qendra mbulon lartësi prej 900 deri ne 2,500 metra. Një destinacion i popullarizuar gjatë dimërit.  Brezovica bën pjesë në komunën  e Shtërpcës që është kryesisht e banuar nga Serbë.  Pushuesit do të gjejnë dhjetë teleferikë, qe janë të lidhur me 16 kilometra pistë me një gjatësi mesatare prej 3,000 metrave. Pistat janë të gjëra dhe të ndryshme në strukturë dhe ju mund të zbaviteni me një çmim të arsyeshëm.  Dhe nëse arrini të jeni aty në një ditë të këndshme, do të keni përshtypjen se i gjithë vendi u takon vetëm juve.  Krenaria e qendrës është mbulimi me borë në gjithsej 128 ditë në vit, nga dhjetori deri në prill që ofron zbavitje në pistë për një kohë të gjatë.  Në Brezovicë gjenden  lokale,restorante dhe hotele për akomodim,ndër to dhe  hoteli luksoz The Mountain Hotel.

 

_0000_Llogora-sorkadhet

 

Llogara: Parku Kombëtar i Llogarasë ndodhet rreth 40 km në jug-lindje të Vlorës, në kufirin midis Adriatikut dhe detit Jon. Parku shkon nga lartësia 470m në lartësinë 2018m. Pranë Qafës së Llogarasë ka shumë pemë dhe forma interesante kurorë si rezultat i baticave dhe erës. Një shembull mahnitës  është “Pisha Flamur”, një  monument i rrallë i natyrës me vlera shkencore dhe turistike. Ky park ofron një mot dhe peizazh tërheqës dhe fusha karakteristike me pikë dominuese. Bimësia e saj përbëhet kryesisht nga halorë të tillë si pisha e zezë. Parku i Llogarasë ka një rëndësi të madhe edhe si një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për bregdetin e Jonit. Ai ka potencial të madh për zhvillimin e eko-turizmit, sportet e ajrit, ekskursionet dhe udhëtimet. Ky është një vend klimatik sepse këtu përzihen të dyja klimat, malore dhe detare e freskët. Për tifozët sportivë ky parkofron mundësi akomodimi në hotele luksoze.

Leave a Reply

Your email address will not be published.