Ka shkuar në 10 numri i viktimave në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si pasojë e tornadove të fuqishme që kanë goditur vendin.
Missisipi, vendi i goditur më rëndë, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, teksa dëmet për momentin janë të pallogaritshme. Sipas qendrës meteorologjike të vendit, Misisipi është goditur nga të paktën 14 tornado, duke shkaktuar mbi 40 të plagosur.
Situta është po aq e rëndë edhe në Tenesi, Arkansas, Illinois, Indiana dhe Michigan. Stuhia e fortë nisi në veri të Misisipit me erëra shumë të fuqishme që lanë mijëra banorë pa shtëpi.
Sipas Guvernatorit, Phil Bryant, 6 persona kanë humbur jetën në Misisipi, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të humbur.
Tre persona humbën jetën në Tennessee, ndërsa një 18-vjeçare mbeti e pajetë në Arkansas. Ai tha se strukturat shtetërore po bëjnë maksimumin për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë në këtë fatkeqësi të madhe.
Por situata i ka kapur në befasi amerikanët që po bëhen gati për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Autoritetet amerikane u kanë bërë thirrje banorëve të tregohen të kujdeshëm pasi suhitë mund të vijojnë edhe javën e ardhshme.