Lajmet e fundit

105- vjeçarja nga Afganistani kërkon jetë pa luftë dhe pa bomba në Europë

Ajo është 105- vjeç, megjithatë ende vazhdon të ëndërrojë për një jetë më të mirë, pa luftë dhe pa bomba.

Bibihal Uzbeki, nga Kunduz, Afganistan, është në mesin e dhjetëra mijëra refugjatëve që po udhëtojnë drejt Europës për një jetë më të mirë.

E mbështjellë me shallin e saj të gjelbërt dhe me një batanije ngjyrë kafe, ajo bashkë me anëtarët tjerë të familjes udhëtuan nga Serbia për në Kroaci.

“Kam dhimbje në këmbë, por jam mirë,” tha ajo në gjuhën farsi. Duart i dridheshin.
“Shumë herë kemi pasur probleme, kam vuajtur mjaft,” tha ajo. “ Kokën e kam të plagosur”

Ajo tha se familja e saj 17 anëtarëshe ka udhëtuar për 20 ditë për të arritur deri në Europë. Në Kroaci ajo erdhi me djalin e saj 67-vjeçar dhe me nipin e saj 19-vjeçar, i cili shpesh edhe mbantë atë në shpinë.

 

Volunteers help 105-year old Afghan refugee Bibihal Uzbeki from Kunduz, Afghanistan, in Croatia's main refugee camp at Opatovac, Croatia, near the border with Serbia, Tuesday, Oct. 27, 2015. Centenarian Bibihal Uzbeki, crossed into Croatia on a stretcher from Serbia with a large group of refugees, including her son and several other relatives, among tens of thousands who have traveled across continents, fleeing war and poverty to search for a happier, safer future in Europe. (AP Photo/Marjan Vucetic)

Familja e saj shpresojnë që destinacioni i tyre përfundimtar të jetë Suedia, ndërkaq mosha e refugjatës nga Afganistani është konfirmuar edhe nga policia kroate dhe nga familjarët e saj.

Më shumë se 260 mije refugjatë dhe emigrantë kanë kaluar përmes Kroacisë, pasi Hungaria mbylli kufirin e saj me Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.