Qysh në mëngjes punëtorët pastrojnë kompleksin derisa edhe gardianët janë në pozicionet e tyre.
Kështu nis një ditë në Prekaz të Skenderajt, aty ku pushon komandant Adem Jashari, dhe një numër i madh i anëtarëve të fisit të tij, të vrarë nga serbët në vitin 1998.
Ndërsa as vizitorët e parë nuk mungojnë në këtë të martë .Kanë ardhur nga skaje të ndryshme të botës për të përjetuar nga afër gjurmët e luftës së bërë këtu,njofton Klan Kosova.
Për vizitorët emocionet janë të pashmangshme kur vizitohet kompleksi. Ka edhe të tjerë, që këtë vend e vizitojnë për të disatën herë
E numri i atyre që panë Prekazin për gjithë këto vite paslufte sipas ciceronit të Kompleksit Xhevat Imeri, ka arritur shifra rekorde