Pas mbërritjes së ekipit theksohet se në vendngjarje janë gjendur 11 trupa të pajetë dhe janë shpëtuar 27 persona të tjerë
Si pasojë e mbytjes së një anijeje e cila transportonte njerëz për të kaluar në mënyrë ilegale nga Egjipti në Europë humbin jetën 11 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet policore mësohet se ekipet e rojës bregdetare në rajonin Kefr Esh-Shejh në brigjet e Mesdheut në pjesën veriore të Egjiptit kanë marrë një thirrje për ndihmë nga një anije e cila transportonte emigrantë ilegalë. Pas kësaj ekipet janë nisur drejt vendit ku dhe nisën kërkimet për shpëtimin e tyre.
Pas mbërritjes së ekipit theksohet se në vendngjarje janë gjendur 11 trupa të pajetë dhe janë shpëtuar 27 persona të tjerë.