Zbulohet historia e largimit nga shtëpia e një vajze vetëm 12 vjeçe me banim në Korçë. Më 13 janar e ëma e të miturës kishte bërë denoncimin në polici se vajza ishte larguar nga banesa që prej 12 janarit.
Sot policia informon se vajza është gjetur në fshatin Pirg – Maliq dhe për këtë histori është ndaluar dhe një 18 vjeçar Kristian S, po banues në Korçë
“Ndalimi i këtij shtetasi, u bë pasi nga deklarimet e marra, si dhe veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale, me shtetasen e mitur, gjatë kohës që kjo e fundit, ishte larguar nga banesa dhe u gjet e shoqëruar me 18 vjeçarin”.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal.
Po kështu policia njofton se është gjetur dhe një 21 vjeçar i cili vuante nga shqetësime mendore dhe ishte larguar nga banesa po më 12 janar. Ky shtetas u gjet dje, në lagjen nr 6 të qytetit, si edhe iu dorëzua familjarëve të tij./KosovaPress/