Lajmet e fundit

19 aksidente me të lënduar, 109 në të gjithë Kosovën

109, është numri i përgjithshëm i aksidenteve që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë. Ky është raporti që jep zyrtari për informim në Policinë e Kosovës Daut Hoxhaj.

Ai, për KosovaPress, thotë se si pasojë e reshjeve të fundit atmosferike është vështirësuar qarkullimi rrugorë por, megjithatë rrugët janë të kalueshme.

Prej të gjitha aksidenteve të shkaktuara 90 prej tyre kanë kaluar pa lëndime ndërsa 19 prej aksidenteve kanë kaluar edhe me lëndime në njerëz.

Vështirësitë në qarkullimin rrugorë janë shkaktuar me të madhe edhe në kryeqytet, ku në katër aksidente të ndara janë përfshirë afër 30 veturave.

“Në “Rrugën e Bledit” kemi pasur aksident me 8 vetura. Në “Eqrem Qabej”, “Isa Kastrati” dhe “Gazmend Zajmi” kemi pasur tri aksidente me 15 vetura të involvuara. Policia e Kosovës duke vlerësuar gjendjen në terren ka marrë masa duke bllokuar përkohësisht këto rrugë për të shmangur aksidentet e paparashikuara që kanë mundur të ndodhin si rezultat i borës dhe ngricave”, tha Hoxha për KosovaPress.

Hoxha përmes KPress-it bënë thirrje që vozitësit t’i respektojnë rregullat e komunikacionit që dalin nga Ligji mbi komunikacionin rrugorë.

“Ti kenë pajisjet dimërore me vete dhe gjithashtu të kenë kujdes në reduktimin e shpejtësisë sepse në këto rrethana është vështirë të kontrollohen automjete gjatë vozitjes”, tha Hoxha për KosovaPress.

Ndërsa sa i përket gjendjes në pikëkalimet kufitare Hoxha tha se gjendja është normale dhe nuk ka pritje të gjata, përveç kontrolleve rutinore kufitare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.