Lajmet e fundit

2016’ta sjell borë, mbrëmjen e së shtunës dhe të dielën nisin të reshurat e para

Pas një periudhe të gjatë kohore pa reshje më në fund vendi ynë gjatë vikendit, kryesisht gjatë natës së shtunës dhe ditës së diele do të përfshihet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik të cilat do ta përfshijnë tërë territorin e Kosovës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto masa meqë janë të lagështa dhe vijnë nga drejtimet e ndryshme të Kontinentit, do të shoqërohen me vranësira të dendura dhe reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri- 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 0-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe më pas nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5 metër për sekond.

Leave a Reply

Your email address will not be published.