21 vjeçari Fatlum Haxhiu, që është me nevoja të veçanta për ta larguar mërzinë, me karrocën e tij çdo ditë qëndron skaj rrugës për të mos u ndier i vetmuar.
Shumëkush që kalon në rrugën nga zona industriale për në Dragodan të Prishtinës, e njeh atë.
Argëtimi për të është i kësaj mënyre, pasi që nuk mund t`u bashkëngjitet shokëve të lagjes “Përroi i Njemët”, të cilët luajnë me top.
Fatlumi nuk del në rrugë nga varfëria apo nga mungesa e ushqimit, por arsyeja që e shtynë atë të qëndrojë pranë rrugës, është largimi i mërzisë.
Ajo për çfarë ka nevojë ky djalë, është shërimi jashtë vendit, por fakti që ka shërim por nuk ka dokumentacion e as para për tretman mjekësor e bën nervoz Fatlumin .
Ndërkaq, prindërit e tij kanë shpresë që do t`ia mundësojnë një udhëtim si dhe një tentim për ta shëruar djalin e tyre.