Një 21-vjeçare ka tentuar vetëvrasjen duke prerë damarët e duarve me thikë, në qytetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në banesën e vajzës me iniciale M.N. Kjo e fundit kishte marrë thikën e kuzhinës dhe kishte prerë damarët.
Ka qenë nëna e saj që e ka gjetur vajzën e përgjakur dhe e ka dërguar në spitalin e qytetit për marrjen e ndihmës mjekësore. Gruaja ka thënë para uniformave blu se është tronditur nga veprimi i së bijës dhe se nuk di që ajo të ketë pasur probleme që ta detyronin të ndërmerrte një akt të tillë.
21- vjeçarja ndodhet aktualisht në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. E reja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk ka dhënë asnjë detaj për uniformat blu.