Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar sot në Romë, pasi u kap me 106 kg marijuanë të cilën e kishte fshehur në makinë.
Policia ka kryer kontroll në makinën e shqiptarit, pas dyshimeve të ngritura nga sjellja e çuditshme e tij.
Sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike ishte fshehur poshtë ndenjesve të autoveturës. Marijuana ishte e paketuar në 20 pako.
22-vjeçari që nuk ka rezultuar me precedent penalë është dërguar në burg.
Identiteti i 22-vjeçarit nuk bëhet i ditur nga policia, po sqarohet se ai ka refuzuar të dëshmojë në polici informacion në lidhje me destinacionin apo vendin nga vinte lënda narkotike