Bllokime të nismave ka edhe në projektligjet që kanë të bëjnë me çështje ndërkombëtare.
Kështu, të pa proceduara kanë mbetur dy projektligjet që kanë të bëjnë për një marrëveshje bilaterale ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Dukatës së Madhe të Luksemburgut.
Marrëveshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Dukatës së Madhe të Luksemburgut, është një marrëveshje që i ofron Kosovës mbështetje institucionale dhe teknike për sistemin e furnizimit me ujë në rajonin e Mitrovicës.
Ndërsa marrëveshja e dytë është një program për mbështetjen e shëndetësisë në Kosovë.
Në Kuvend ka mbetur pezull Projektligji për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. Ky dokument u është shpërndarë deputetëve në mesin e muajit shtator, por ende nuk ka kaluar asnjë lexim.
Të dy marrëveshjet u ishin shpërndarë deputetëve të Kosovës në muajin gusht të këtij viti, por që nuk kanë kaluar asnjë shqyrtim deri më tani./ Tribuna Channel