Lajmet e fundit

27 vjeçari ngacmon seksualisht nxënësen e klasës së 6-të

Një 27 vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprime të turpshme me fëmijë të mitur. Djaloshi me inicialet D.B akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse vetëm 11 vjeçe.

Vetë e mitura, banuese në fshatin Suk2-Rroskovec (nxënëse e Shkollës 9-vjeçare Suk1) është paraqitur paraditen e djeshme në stacionin policor të Rroskovecit dhe në prani të mësueses ka rrëfyer në polici se

“Më 12.01.2016, është ngacmuar seksualisht nga një shtetas i rritur dhe i panjohur (duke u prekur në pjesë intime të trupit nga ky i fundit). Menjëherë, Shërbimet e Policisë, pas hetimeve të kryera, kanë bërë të mundur identifikimni e personit dhe se autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi: D.B, për të cilin Policia po punon për kapjen dhe arrestimin e tij” sqaron policia e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Vepra të turpshme ” parashikuar nga Neni 108 i Kodit Penal./Oranews.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published.