Lajmet e fundit

28 nëntorin ta kremtojmë në mënyrë paqësore!

Donjetë Ahmetaj

Më kujtohet kur shkrimet e mia të para qenë për lirinë e vendit tim. Kurse tani, çuditërisht mua më kanë kapluar të njëjtat ndjesi sepse diçka e keqe po i ndodh Kosovës sonë. Vendit i cili ndër vite u la me gjak e u shpërla me lot por, gjurmët i ruan akoma me besnikëri.
Atë të cilin si fidan e mbollën shumë gjenerata në tokën e plleshme të lirisë. Ku tash e sa vite, në vend se të kultivohej në kushtet më të mira ashtu siç vërtetë e meriton, atij po ia thyejnë degët vazhdimisht duke mos lënë dhe shumë shpresë për të ardhmen, duke e gllabëruar këtë liri nga vet kjo gjeneratë e duke mos lënë t’i mbetet asgjë gjenerateve të reja, pos problematikave që do e kenë një fill të përbashkët.
O vendi im i mjerë!
Nga shpina jote e rrahur ndër vite, ende vazhdojnë të përfitojnë disa pretendent të “qeverisjes së mirë”.
Madje tani duan të të rrudhin, ty floririn që me mund të gëzojmë sot.
Fqinji ynë i cili nuk e ka shembullin më të keq në botë me përkrahjen e gjetur nga qeveritarët eminent, sot duan të të copëtojnë me plot indinjatë duke përfituar nga lashtësia e një edukate të lartë dhe toleranca e popullit tënd.
Të krijuarit e një mini-shteti në shtetin tonë, do bëj që të jemi të mallkuar neve si gjeneratë për të gjitha kohërat.
Ne s’kemi tokë për të falur me DEMARKACION!
E as hapësirë të tepërt për ta strukur armikun e përbetuar me ASOCIACION!
Andaj pikërisht më 28 nëntor në përvjetorin e rradhës së pavarësisë së trojeve shqiptare, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që këtë ditë ta manifestojmë më me krenari se çdo vit tjetër, në mënyrë paqësore, duke i treguar çdokujt që neve për vendin tonë gjithmonë jemi në gatishmëri dhe dijmë t’i mbrojmë me dinjitet vlerat e tij.

(Autorja është nënkryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës)

Leave a Reply

Your email address will not be published.