Një reper shumë i suksesshëm në estradën tonë është edhe 2Po2.
Besniku tenton që jetën private ta mbajë larg vëmendjes së medieve, por nuk ka vepruar kështu herën e fundit, shkruan lajmi.net.
Përmes rrjeteve sociale, reperi ka uruar djalin me rastin e ditëlindjes së 18, duke zgjedhur fjalë zemre.
“03.04.2000 Sikur Te ishte dje, por sot ti I mbushe 18 vjet Shpesh M’kan
thon shum shpejt ka me tu bo shok? Qe ku jem sot ti je shoku më i mirë dhe shumë më tepër ‘
Ti mi kthen si një pasqyrë
Dyshimet dhe qeshjet e mia
Premtimet e një të ardhmeje tjetër
Ne jemi njësoj si Gjaku për Gjakun”, shkruan ai.
Kujtojmë që nga dhjetori i vitit të kaluar, reperi nuk ka sjell ndonjë projekt të ri.