Lajmet e fundit

3 gjërat që gratë i fshehin nga burrat e tyre

Pasi bëni disa vite martesë, disa gjëra fillojnë të ndryshojnë në jetën tuaj së bashku.

Sidoqoftë, për shumicën e grave, ka të paktën tri gjëra të cilat ato kanë dëshirë t’i fshehin nga burrat e tyre.

Kështu, këto janë ato:

1. Shqetësimet shëndetësore

Nëse një grua dyshon për diçka në lidhje me shëndetin e saj, zbulon një puçërr të pazakonshme në gjirin e saja po një simptomë tjetër “shqetësuese”, ajo preferon më shumë të qëndrojë e heshtur dhe për këtë të mos i tregoj burrit të saj. Kjo nuk bëhet me ndonjë qëllim të keq, por thjeshtë që të mos e shqetësojë edhe burrin.

2. Problemet në marrëdhënie

Mendoni: Zënkat, grindjet e shpeshta dhe mospajtimet. Nëse një grua sheh se ka probleme në marrëdhënie, ajo shpesh preferon që t’i mënjanojë ato duke qëndruar e heshtur dhe kinse nuk ka probleme. Madje, ajo jo vetëm që nuk do t’i thotë burrit se ka vërejtur se diçka nuk është në rregull, por për problemet e saj më parë flet me nënën apo një mike të ngushtë se sa me burrin.

3. Preferencat seksuale

Shumica e bisedave që bëhen mes femrave të martuara janë ‘ankesat’ për jetën e tyre seksuale. Gratë shpesh vetëm akomodohen me jetën seksuale që ua ofrojnë burrat, duke mos i treguar preferencat e tyre seksuale. Jo që diçka, por gratë frikësohen se do t’i lëndojnë burrat nëse ju tregojnë se “kjo duhet të bëhet ashtu, kjo kështu” në seks, pasi që burrat menjëherë do të mendojnë se nuk janë duke e bërë si duhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.