Sipas Avokati Arianit Koci Prokurori ka kërkuar 30 ditë paraburgim për deputetët Pal Lekaj, Donika Kadaj, Besa Baftiu dhe Albulena Haxhiu. Tre deputetët(Pal Lekaj, Donika Kadaj, dhe Albulena Haxhiu) te arrestuar janë përsëritës të veprës penale, pasi edhe më herët kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Deputetët mbrohen në heshtje për akuzën e posedimit ilegal të armëve(gazit lotësjellës), Arianit Koci tani janë duke pritur në gjykatë që të fillojë seanca, pasi që sipas gjitha gjasave prokuroria ka bërë kërkesën për ndonjërën nga masat ligjore.
Edhe deputetët tjerë janë duke u dërguar në Pallatin e Drejtësisë. Ata dyshohen se kanë kryer veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (Gaz lotsjellës) dhe “Pengim i personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.
Mbetet të shihet nëse do t’i lirojë në procedurë të rregullt, apo do të ketë ndonjë masë tjetër për deputetët Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi, Shqipe Pantina, Fisnik Ismaili, Enver Hoti, Teuta Haxhiu, Mytaher Haskuka dhe Rexhep Selimi.
Deputetëve të opozitës dje u është caktuar masa e arrestit prej 48 orëve,ku ata jan mbajtur ne paraburgim dhe tani jan para gjykates ku pritet të merret ndonjë vendim nga gjygjesori,ndërkohë, Policia po pret që të arrestojë edhe Albulena Haxhiun në QKUK, ku ajo po trajtohet pas lendimit ne kuvend.