Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në dy eksplodime në një xhami afër qytetit veri-lindor të Nigerisë në Maiduguri, kanë deklaruar burimet zyrtare.
Një kamikaz e ka detonuar eksplozivin brenda xhamisë në periferi të Mulai-t, kanë thënë burime të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave për BBC-në, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa sulmi tjetër kamikaz ka goditur përderisa njerëzit po përpiqeshin të iknin.
Ky qytet shpesh është shënjestër e grupit islamik Boko Haram.
Pavarësisht kësaj, ende asnjë grup s’e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin që përveç se të vrarë ka lënë edhe shumë të lënduar.
Të martën tri bomba kanë shpërthyer në Maiduguri duke lënë të vdekur katër persona. Ndërsa dhjetëra njerëz ishin vrarë gjatë tri shpërthimeve në këtë qytet muajin e kaluar.