Lajmet e fundit

300 euro më shumë, për gjyqtarët që merren me krime të rënda

Qeveria në mbledhjen e saj të rregullt ka paraparë 87  projektligje për vitin 2016 që t’ i paraqesë në programin legjislativ për këtë vit.

Sipas zëvendëskryeministrit Kujtim Shala ende të gjitha projektligjet nuk janë hartuar, andaj edhe nuk dihet kostoja e tyre.

Për këtë Shala ka kërkuar që kostot ekonomike të jenë sa më të vogla dhe të ketë kujdes me shpenzimet në mënyrë që të mos bëhen shpenzime përtej planifikimeve.

Qeveria ne mbledhjen e saj po ashtu ka vendosur qe anëtarë i bordit ndërmarrjes Publike Kompania Rajonale Radoniqi të jetë Isuf Asllani.

Ndërsa ministri i Financave Abdullah Hoti ka paraqitur propozimin për transferin e mjeteve deri në 40 mijë euro nga programi për Shpenzimet e Parashikuara.

E për këshillin gjyqësor të Kosovës u vendos të ndahen mjete për të gjithë gjyqtarët që merren me krime të rënda në vlerë prej 300 eurove të cilat do të ndahen si stimulim për punën e tyre./KP/

Leave a Reply

Your email address will not be published.