Në Klinikën e Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që nga dita e djeshme kanë kërkuan ndihmë 170 pacientë. Si pasojë e helmimeve dhe të konsumimit të tepërt të ushqimit janë trajtuar 34 persona. Disa prej tyre janë dërguar në Klinikën infektive. Sipas doktorit Avdush Bajgora rastet që kanë arritur në emergjencë kanë qenë të natyrave të ndryshme. Rastet e tjera që janë trajtuar kanë qenë edhe pacientë me sëmundje kronike. /Tribuna Channel/