Forca shëruese e Aloe Vera
Prej mijëra vitesh Aloe Vera ka qenë bima shëruese mistike.
Që atëhëre ajo përdorej si bima e mrekkullisë për shërimin e shumë sëmundjeve.
Në mjekësinë popullore është e njohur për pastrimet e trupit nga helmet, për dobësim, rritjen e imunitetit dhe uljen e yndyrnave.
Kërkimet shkencore tregojnë se Aloe Vera ka efekt pozitiv në uljen e sheqerit në gjak në normalizimin e yndyrës në gjak si psh: Kolesterinat.
Mirëpo, Aloe Vera nuk është thjesht Aloe vera.
Aloe Vera e vërtetë është ALOE VERA BARBADENSIS MILLER ( Zambaku i shkretëtirës) e cila rritet dhe kultivohet në zona të thata, kryesisht në Amerikën Qëndrore dhe Jugore .
Efekti i Aloe Vera-s nga mënyra e përpunimit në momentin e vjeljes, të cilat janë të ndryshme.
Bima të mos dëmtohet, mënyra më ideale është të pritet cdo gjethe me dorë.
Lëkura e saj përmban Aloin, e cila është helmuese dhe shërben për tu mbrojtur nga kafshët dhe njerëzit.
Për këtë arsye duhet që lëkura të qërohet e të veçohet nga tuli sa më mirë dhe pastër.
Tuli i pastër eshtë pjesa më me vlerë tek Aloe vera, i cili përmban mbi 150 substanca të rëndësishme të vërtetuara shkencetarisht, si psh: Vitaminat, Enizmat, Polisaharidet dhe Elementë gjurmues.
Ky kombinim i veçantë dhe i rrallë i substancave në tulin e saj luajnë një rol të madh për shërimin e shumë sëmundjeve tek njeriu.
Një substancë e rëndësishme është Acemannan, i cili ndihmon pozitivisht sistemin imunitar duke reduktuar infeksionet dhe radikalet e lira, si rezultat përmirëson ushqimin me oksigjen të organizmit.
E shohim këtë gjë në detaje: Gjaku merr oksigjenin nga mushkërit dhe e dërgon nëpërmjet venave nëpër qeliza.
Venat e gjakut gjatë rrugës ngushtohen dhe bëhen gjithnjë e më të ngushta deri tek kapilarët. Kapilarët janë enët e gjakut më të holla në trupin tonë, tek të cilët kalon ushqimi dhe oksigjeni, nëpërmjet rruzave në çdo qelizë.
Ushqimi i gabuar, ajri i ndotur, stresi dhe sforcimet dobësojnë imunitetin tonë.
Radikalet e lira veprojnë lirshëm duke shkaktuar si të thuash mikro infeksione në organizëm.
Këto infeksione dëmtojnë strukturën duke shkaktuar enjtje të mureve të holla të kapilarëve.
Ky proces ngushton rrugën e kalimit të gjakut, pra rruzat e kuqe qarkullojnë ngadalë, duke penguar ushqimin e qelizave me oksigjen.
Pikërisht këtu vepron Aloe Vera.
Ajo redukton demtimët në muret e kapilarëve.
Rruzat e kuqe qarkullonë më shpejt duke normalizuar ushqimin me oksigjen.
Helmet dhe substancat e dëmshme transportohen me shpejt duke dalë jashtë.
Studimet e fundit kanë treguar se edhe substanca të tjera bimore ndikojnë në efektet shëruese të Aloe Vera-s. Bëhet fjalë në radhë të parë për Silicium, vajra esencial dhe minerale bazike.
E shohim në video në detaje efektin e Siliciumit:
Për trupin tonë Siliciumi është jetik dhe shumë i rëndësishëm si element për strukturën e organeve.
Për ta kuptuar më mirë, e shikoni në video si bëhet krahasimi me llojin e gurit që prodhon betonin.
Në organizëm Siliciumi stabilizon organet tona si element ndihmës për forcimin e kockave, flokëve, thonjëve, fijeve nervore si dhe strukturën e kapilarëve. Me kalimin e viteve struktura e kapilarëve dobësohet duke bërë të mundur shembjen e murve, dmth palosjen e tyre, si rezultat bllokohet qarkullimi i gjakut, në rastin më të keq shkakton Trompozë ose Infrakt në zemër.
Siliciumi forcon strukturwn e kapilarëve duke e mbajtur në formën e duhur, si rrjedhim gjaku dhe rruzat e kuqe qarkullojnë normalisht duke dërguar ushqim dhe oksigjen ne çdo qelizë.
Siliciumi nuk mund të prodhohet nga trupi i njeriut, ai gjendet vetëm në natyrë. Burimi ideal i Siliciumit është Hithra. Ajo është e pasur me Silicium natyral për të cilën njeriu mund ta plotësojë nevojat e tij.
Ushqimi optimal i qelizës nuk varet vetëm nga kapilarët, por edhe nga gjëndja e gjakut.
Vetëm nëse gjaku është i rrjedhshëm mund të kalojë nëpër kapilarë.
Për të ruajtur viskozitetin e gjakut nevjiten vajrat esencial dhe mineralet bazike.
Holluesi i yndyrës shërben për rrjedhshmërinë e gjakut me rruzat e tij, duke shmangur mpiksjen dhe trashjen ndërmjet tyre. Mineralet bazike ndihmojnë në elasticitetin e rruzave të kuqe të gjakut, duke lejuar kalimin e tyre rrjedhshëm dhe pa pengesë nëpër kapilarë.
Të dyja rregullojnë qarkullimin normal të gjakut nëpër kapilarë, si rrjedhim trupi ushqehet me ushqim dhe oksigjen.
Le të bëjmë një përmbledhje: Ushqimi i qelizave me oksigjen është i rëndësishëm për shëndetin tonë, duke ndihmuar në lehtësimin dhe shërimin e sëmundjeve të ndryshme.
Aloe Vera me vlerat e saj ushqyese përmirëson ushqimin e qelizave me oksigjen .
Siliciumi forcon strukturën e kapilarëve dhe mban rrugën e hapur në mbështetje të tyre janë vajrat esencial dhe mineralet bazike.
Atë që mjeksia popullore e ka ditur para mijëra vjetësh e ka vërtetuar sot edhe shkenca moderne.
Aloe Vera përmirëson ushqimin e qelizave me oksigjen, si rrjedhim edhe shëndetin tuaj.
Oksigjeni do të thote jetë.
Besoni tek Aloe Vera
Video demostruese per vetite kuruese te Aloe Vera perkthyer nga Kosovanews.