Lajmet e fundit
40 gjyqtarë e prokurorë nën hetime…

40 gjyqtarë e prokurorë nën hetime…

Rreth 40 prokurorë e gjyqtarë janë duke u hetuar nga Zyra e Prokurorit Disiplinor. Vetëm gjatë një viti kësaj zyre nga palët i janë paraqitur 320 parashtresa.
Prej tyre 243 flasin për joprofesionalizëm të gjyqtarëve ndërsa 77 të tjera kanë pakënaqësi rreth punës së prokurorëve.

Por pavarësisht se ka marrë një numër goxha të lartë të ankesave në zyrën e prokurorit disiplinor vetëm në disa prej tyre kanë gjetur se ekziston bazë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve.

Njëri nga këto raste i cili pranon se po hetohet është Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Agron Çalaj. Por Çalaj thotë se nuk e ka ditur se asaj lënde i është ofruar afati i parashkrimit sepse siç thotë ai kishte vetëm pak muaj që kishte ardhur në krye të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë.

Kjo zyrë po merret edhe me kreun e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla. Ky i fundit tha se nuk ka bërë asgjë por që kërkoi në cilësinë e Kryeprokurorit të shoh mbarëvajtjen e një lënde që kishte një kolege e tij.

Por këto dyshime të ZPD’së Syla i quan si të pa baza dhe tendencioze.

Ai thotë se në rastin e tij zyra Prokurorit Disiplinor ka zbatuar drejtësi selektive.

Prokurorja Vahide Badivuku ishte arrestuar në gusht të këtij viti me dyshimet se ka marrë ryshfet në një rast tjetër.

Komisioni Disiplinor ka pranuar se ndaj saj është shqiptuar masa suspendim nga puna me pagesë derisa kjo e fundit tani është në paraburgim.

Përveç këtyre ZPD ka gjetur se ekzistojnë arsye të mjaftueshme për t’i hetuar edhe veprimet e Koordinatores Kombëtare Kundër Korrupsionit Laura Pula si dhe Prkurores Speciale Drita Hajdarit.

Në lidhje me këtë çështje nuk ka pranuar fare të deklarohet Prokurorja Pula. Ajo është duke u hetuar me dyshimin se kërkoi lirimin nga paraburgimi për të dënuarin për ryshfet ish-gjyqtarin Elez Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.