Deri më tani në Tetovë ka rënë 5 cm borë që ka mbuluar gati të gjithë shtëpitë. Bora vazhdon të bjerë me një intesitet normal ku siç është paralajmëruar do të vazhdojë edhe gjatë natës. N ë Maqedoni që nga mbrëmja e së shtunës ka rënë borë. Në pjesët perëndimore të Maqedonisë vende-vende pritet të formohet shtresë e borës prej rreth 25 centimetra.
Për ditët në vijim, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike në Maqedoni paralajmëron mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm. Kohë pas kohe intensiteti i reshjeve do të jetë i madh. Në disa vende më të larta dhe në male do të reshje të borës.
Stabilizim i motit pritet të premten. Prej sot Maqedonia do të jetë nën ndikimin e një serie nga valët e lagështa ajrore nga Mesdheu, të cilat do të shkaktojnë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës.