Viti që sapo lëmë pas ka qenë shumë i mirë për industrinë e makinave, ndërsa të gjithë me padurim presin se çfarë makina do të prezantohen më 2016.
Prodhuesit e veturave kanë vetëm disa pak ditë pushimi, ndërsa shumica prej tyre janë duke u bërë gati për panairin e parë të veturave për këtë vit, “Detroid Auto Show”, i cili fillon me 11 janar.
Por edhe pse me padurim presim t’i shohim veturat e reja që do të dalin më 2016, padyshim se do të na mungojnë disa që janë hequr nga prodhimi.
Zakonisht kjo ndodh për arsye se prodhuesit e veturave nuk kanë më interes ta prodhojnë atë model apo janë duke përgatitur një model të ri.
Veturat që nuk do të prodhohen më janë si në vijim:
Mini Cooper Coupe
Mitsubishi Lancer Evolution X
Land Rover Defender
Nissan XTerra
Dodge Durango