Lajmet e fundit

5 vjeçari që i shpëtoi jetën babait

Shpëtoi të atin, i cili vuan nga zemra, duke bërë tre kilometra me biçikletë natën në shi, para se të takonte një shofer i cili bëri thirrje për ndihmë.

Në një natë me shi, një fëmijë 5 vjeçar ka bërë 3 kilometra rrugë me biçikletë që të kërkonte ndihmë për babanë e tij të sëmurë, shkruan shekulli.

Protagonisti i kësaj historie është Kevin Djene, që jeton në Mayenne, në perëndim të Francës. Tani ai është një hero i vogël.

“Ishte i veshur me pizhame, i lagur nga koka te këmbët dhe kishte ethe”, u shpreh shoferi i cili e shpëto, Jean-Francois Pinot.

Sipas mediave ndërkombëtare, 5vjeçari pa babanë e tij të binte në tokë pa ndjenja në shtëpi. Kështu, ai mori menjëherë biçikletën për të nxituar dhe të kërkonte nënën e tij, duke e lënë motrën 2 vjeç bashkë me babanë.

Në rrugë, më shumë se tre kilometra larg nga shtëpia, Pinot e gjeti atë.

“Ai më tha se më ka vdekur babai. E vura në ngrohësen e makinës time ndërkohë që një shofer tjetër thërriste për ndihmë.”

Më pas ambulanca arriti ta transportonte në kohë babanë nga shtëpia për në spital dhe tani ai është i sigurt. Me këtë veprim vogëlushi, Kevin-Djene, pushtoi zemrat e të gjithëve në internet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.