Lajmet e fundit

53 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Afganistanin dhe Pakistanin

Dyshohet se kanë mbetur dhjetëra viktima pas tërmetit me magnitudë 7.5 të shkallës Rihter që ka rënë në orën 13:39 (10:09 me tonën) në veri të Afganistanit, në rajonin e Hindu Kush.

Thellësia (200 kilometra), dhe intensiteti i tërmetit, ka shkaktuar alarm në një pjesë të mirë të Azisë Qendrore. Njerëzit kanë zbritur në rrugë edhe në Nju Dehli, kryeqyteti i Indisë.

Nga Afganistani, lajmet e para flasin për të paktën 12 vajza të vdekur në një shkollë në Taloqan, ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga ndërtesa. Në spitalin e provincës së Nangaharit, janë shtruar në spital 55 persona të plagosur dhe janë regjistruar pesë të vdekur.

Ndërkohë, nga fqinji Pakistan, vijnë për fat të keq lajme për rreth 40 të vdekur në zonën e kufirit. Kryeministri indian  Narendra Modi, i ka ofruar ndihmë Afganistanit dhe Pakistanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.