Lajmet e fundit

6 ditë i zhdukur, mbijeton duke ngrënë milingona

Një 62-vjeçar është gjetur pas gjashtë ditësh, i humbur në një shkretëtirë në Australi. Reginald Foggerdy ka qëndruar gjashtë ditë pa ujë dhe ushqim, ai ka mbijetuar duke ngrënë vetëm milingona.

Të martën e kaluar, gjatë një ekspedite gjuetie me të vëllanë dhe disa miq, 62-vjeçari ishte zhdukur në brendësi të Australisë perëndimore, rreth 170 kilometër larg nga qyteti i Laverton, që ndodhet në kufi me “Great Victoria Desert”.

Sipas medieve të huaja, Foggerdy kishte shkuar atje për të gjuajtur deve të egra dhe nuk kishte marrë me vete rezerva ushqimore dhe ujë. Për shkak të mungesës së valëve i vëllai nuk mundi që të lidhej me të, prandaj një ditë më pas ai nis kërkimet me helikopter.

Pas gjashtë ditësh policia bëri të mundur gjetjen e 62-vjeçarit, pasi kishte ndjekur gjurmët e tij për 15 kilome5tër. U transportua me helikopter drejt spitalit të  Kalgoorlie dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Ka mbijetuar duke ngrënë milingona, ide e mirë nga ana e tij. por edhe forcat e policisë u treguan të aftë në gjetjen e tij në një zonë të izoluar. Nuk kishte pirë asnjë pikë uji për gjashtë ditë, ishte totalisht i dehidratuar dhe ndodhej në gjendje deliri. Është e habitshme se si ka mundur që të mbijetojë duke ngrënë vetëm milingona”, tha inspektori i policisë Andy Greatwood.

Leave a Reply

Your email address will not be published.