Lajmet e fundit

6 milionë euro ndihmë për Vlorën pas përmbytjeve

Zv.kryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi, i shoqëruar nga shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi dhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, vizitoi këtë të hënë disa nga zonat më të goditura nga përmbytjet e fundjavës në këtë qytet.
Sipas Peleshit, kjo situatë nuk është vetëm pasojë e reshjeve të dendura, por edhe e një keqmenaxhimi të pushtetit të kaluar dhe drejtorive përkatëse, të cilat nuk janë marrë aq seriozisht me territorin.
Peleshi shprehet se ka patur vazhdimisht kontakte me disa drejtues në Vlorë të disa drejtorive, të cilëve u është tërhequr vëmendja.
Sipas tij janë 6 milionë euro që do të investohen për emergjencat, ndër këto 4 milionë euro do investohen në Qarkun e Vlorës në argjinatura dhe kanalizime./Top-Channel.

Leave a Reply

Your email address will not be published.