Lajmet e fundit

67 gazetarë të vrarë në 2015-ën

Gjashtëdhjetë e shtatë gazetarë janë vrarë në botë në vitin 2015 për shkak të profesionit të tyre, veçanërisht në Francë, vendi i tretë më i prekur për shkak të atentateve kundër të përjavshmes satirike “Charlie Hebdo”, sipas bilancit vjetor të Reporterëve pa Kufij (RSF) publikuar sot.

27 “gazetarë të faqeve në internet” (blogerë) dhe shtatë bashkëpunëtorë të medias janë vrarë gjithashtu, sipas OJQ-së që kërkon emërimin sa më shpejt të një përfaqësuesi special pranë sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
“Në vitin 2014, 66 gazetarë janë vrarë”, sipas RSF.
Në krye të vendeve me numrin më të madh të gazetarëve të vrarë këtë vit, bëjnë pjesë Iraku dhe Siria, pasuar nga Franca, Jemeni, Sudani i Jugut, India, Meksika dhe Filipinet.
RSF numëron gjithashtu nëntë gazetarë të vrarë në Irak në vitin 2015, po aq në Siri dhe tetë në Francë mes 12 viktimave të sulmit xhihadist kundër Charlie Hebdo më 7 janar.
”Ky sulm bën pjesë në ndryshimin e tendencës së vitit 2014 ku dy e treta e reporterëve të vrarë në botë ishin në zonat e konflikteve. Këtë vit, ndryshe, dy të tretat e gazetarëve të vrarë kanë ndodhur n? ? kohë paqeje”, nënvizon organizata.
Duke përfshirë “të vdekurit e dyshuar”, RSF-ja numëron 110 gazetarë të vrarë këtë vit.
“Kjo situatë shqetësuese është si pasojë e një dhune të qëllimshme kundër gazetarëve dhe tregon dështimin e iniciativave në mbështetje të mbrojtjes së tyre”, sipas organizatës.
Që prej vitit 2005, të paktën 787 gazetarë janë vrarë për shkak të profesionit të tyre.
Organizata shpreh keqardhje për rrethanat e vdekjes së 43 reporterëve këtë vit, që mbeten ende të paqarta, për shkak të mungesës së hetimeve zyrtare të thella, nga fakti i vullnetit të keq të shteteve. Ajo dënoi mosndëshkimin e krimeve të kryera kundër gazetarëve në shumë rajone të botës.
”Përveç vrasjeve, 54 gazetarë janë marrë peng në botë në fund të vitit 2015, nga 40 në vitin 2014, edhe pse ka pasur më pak rrëmbime këtë vit se vitin e kaluar”, sipas një raporti tashmë të publikuar nga RSF-ja në mes të muajit dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.