Një kapelë, ndonëse jo metalike, i shpëtoi jetën 7 vjeçarit Orges Krasniqi.
Në natën e ndërrimit të motmoteve, vogëlushi që kishte dal në oborrin e shtëpisë së tij, për t’i shikuar fishekzjarrët, u gërvisht nga një plumb qorr i cili i ra atij në kokë, njofton Klan Kosova.
I ati i Orgesit, Muhamer Krasniqi, po e cilëson fat të madh shpëtimin e djalit, derisa natyrën e plagës e kishin marrë vesh vonë.