Shqiptarët në Mal të Zi, gjatë këtij viti, shënuan në forma të ndryshme 70 vjetorin e tragjedisë kombëtare e njohur si “Masakra e Tivarit”.
Subjektet politike shqiptare, shoqëria civile dhe intelektualët në Mal të Zi kërkuan angazhimin institucional për ndriçimin e kësaj ngjarjeje të rëndë si dhe kërkuan vendosjen e një memoriali në vendin ku u ekzekutuan më se 5 mijë të rinj kosovarë, të cilët u mobilizuan në Luftën Nacional Çlirimtare gjatë vitit 1945.
http://www.zeriamerikes.com/media/video/3119779.html