Sot në Spitalin Rajonal të Pejës, është kryer më sukses një intervenim mjaft i ndërlikuar, që rezultoi me largimin e një tumori i cili peshonte mbi 9 kilogramë.
Tumori ka qenë i ngjitur me organet gjinore/mitrën dhe vezoret, të cilat u preparuan – u ndanë nga tumori dhe u ruajt mundësia për plleshmërinë e pacientes në të ardhmen, raporton Telegrafi.
Ky intervenim konsiderohet tejet i vështirë e që tash fatmirësisht është kryer në njërin nga qendrat spitalore të Kosovës.
Në këtë intervenim morën pjesë ekipi i gjinekologëve: doktor Ibrahim Rexhaj, doktor Ahmet Pangjaj, doktor Shefqet Uka, doktor Mazllom Smajli, anestezologia doktoresha Hanumshahe Kingji, etj. /Telegrafi/