Portieri i Serbisë, Vladimit Stojkoviq ia ka kushtuar fitoren në Elbasan kundër Shqipërisë, serbëve nga Kosova.
“Fitoren për të cilën ne futbollistët duhet më së paku të festojmë. Po ua dhurojmë popullit tonë dhe veçanërisht serbëve nga Kosova, të cilët kanë lindur atje, jetojnë atje dhe të cilët është dashur të zhvendosen.
E kemi gëzuar popullin dhe e kemi kthyer vetëbesimin”, ka thënë Stojkoviq, transmeton Indeksonline.