Lajmet e fundit
95 refugjatë gjenden të vdekur në brigjet e Libisë

95 refugjatë gjenden të vdekur në brigjet e Libisë

Gjysmëhëna e Kuqe libiane bëri me dije se janë gjetur trupat e rreth 100 refugjatëve që ishin nisur nga brigjet e Afrikës Veriore gjatë ditëve të fundit.

Të dielën, një zëdhënës i Gjysmëhënës së Kuqe të Libisë, Mohamed al-Masrati, tha se 95 trupa u gjetën të pajetë në brigjet e Libisë.

Shumica e viktimave ishin refugjatë nga vende të tjera afrikane, që ishin përpjekur për të hyrë në shtetet evropiane.

Në muajt e fundit, mijëra refugjatë, kryesisht nga Afrika dhe Lindja e Mesme, i kanë ikur luftës dhe trazirave në vendet e tyre për të fituar një jetë më të mirë në vendet më të pasura evropiane.

Një numër i shteteve anëtare të BE-së, si Hungaria, kanë mbyllur kufijtë e tyre apo pikat e kalimit për të ndaluar fluksin e refugjatëve.

Shifrat e publikuara nga Kombet e Bashkuara (OKB) tregojnë se rreth 500,000 njerëz kanë hyrë në Evropë deri më tani këtë vit, ndërsa 3000 kanë humbur jetën në det.

Leave a Reply

Your email address will not be published.